Projekti yne

Projekti ‘Adventure Sports & Mental and Physical Health in Youth’ është i konceptuar i tillë që gjimnazistë të Tirnanës, të përzgjedhur nga kriteri i diplomës më të mirë do të zhvillojnë aktivitete sportive dhe rekreative në natyrë në 3 qytete të ndryshme, Tiranë, Durrës dhe Himarë, në formën e kampingut përgjatë disa fundjavave.

Aktivitetet sportive dhe të rekreacionit do të përshtaten me terrenet të cilat ofrojnë këto zona. Por kryesisht aktivitetet sportive malore dhe detare do të jenë kryefjala e tyre. Në ndërthurrje me këto aktivitete, do të zhvillohen edhe trajnime të nevojshme në disa fusha të caktuara. Tematikat që do të trajtohen kanë të bëjnë me të ushqyerin, shëndetin fizik dhe mendor, mjedisin apo kulturën. Gjithashtu do të trajtohen edhe tema të cilat lidhen me zhvillimin e aktiviteteve sportive, si edhe do të demostrohen nga profesionistë të fushave përkatëse çështje në lidhje me aktivitetet malore dhe detare, si dhe sigurinë.

Një vijë logjike e itinerarit dhe e detajimit të mënyrës sësi do të zhvillohen këto aktivitete, po jua paraqesim më poshtë:

Bashkia Tiranë (Liqeni i Farkës)

Aktivitetet sportive që do të ndiqen në këtë destinacion do të jenë Kayak, Stand up paddle dhe Volejboll Rekreativ.

Në përfundim do të zhvillohet aktiviteti  për nismën #unëdhetimbrojmëmjedisin.

Bashkia Tirane (Brra-Boville)

Aktivitetet sportive që do të ndiqen në këtë destinacion do të jenë MTB Touring dhe Futbolli Rekreativ.

Leksione do të mbahen mbi temën “Stërvitja dhe Ushqimi në Sport”.

Në përfundim do të zhvillohet aktiviteti  për nismën #unëdhetimbrojmëmjedisin.

Bashkia Tiranë (Pezë – Liqeni Fjollës)

Aktivitetet sportive që do të ndiqen në këtë destinacion do të jenë Hiking, Futboll dhe Volejboll Rekreativ.

Leksione do të mbahen mbi tëmen “Ndikimet e Teknologjise tek te Rinjte dhe Benefitet e Marrjes me Aktivitet Fizik”.

Në përfundim do të zhvillohet aktiviteti  për nismën #unëdhetimbrojmëmjedisin.

Bashkia Durrës (Kepi Rodonit)

Aktivitetet sportive që do të ndiqen në këtë destinacion do të jenë Stand up paddle, Kayak, Beach Soccer & Beach Volley.

Leksione do të mbahen mbi temën “Obeziteti”.

Në përfundim do të zhvillohet aktiviteti  për nismën #unëdhetimbrojmëmjedisin.

Bashkia Himarë (Jalë)

Aktivitetet sportive që do të ndiqen në këtë destinacion do të jenë Kayak, Climbing dhe Hiking.

Leksione do të mbahen mbi temën “Parimet bazë të të ushqyerit shëndetshëm”.

Në përfundim do të zhvillohet aktiviteti  për nismën #unëdhetimbrojmëmjedisin.