Liqeni i Farkës

0 Comments

Aktivitetet sportive që do të ndiqen në këtë destinacion do të jenë Kayak, Stand up paddle dhe Volejboll Rekreativ.

Ky aktivitet është menduar që të zhvillohet brenda ditës dhe ku do të marrin pjesë rreth 60 nxënës. Faza e parë do të jetë grumbullimi dhe transporti nga Tirana drejt kampit që do të jetë i vendosur në zonën e Liqenit të Farkës. Pas mbërritjes në kamp bëhet ndarja në 3 grupe nga 20 veta. Ku një pjesë zhvillojnë sportin e Kayak, një pjesë sportin e Stand up paddle dhe pjesa tjetër Volejboll Rekreativ. Pas mbarimit të aktivitetit sportiv që mendohet të zgjasë për rreth 4 orë, fillon konsumimi i drekës në kuzhinën e ndërtuar në kamp. Më pas i gjithë grupi bashkë me stafin do të pastrojnë zonën përreth Liqenit të Farkës në kuadër të nismës #unedhetimbrojmemjedisin. Me përfundimin e kësaj nisme bëhet dhe nisja për tu rikthyer në qendër të Tiranës.

Categories:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *